Babai nga Vushtrria raporton në Polici se e gjeti fëmijën e tij pa shenja jete

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Polici se e ka gjetur fëmijën e tij-foshnje pa shenja jete në mëngjes.

Përmes raportit 24 orës, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

VDEKJE E DYSHIMTË/Vushtrri 19.01.2023-05:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmija i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Ballkani.info