Babai nga Drenasi e bën për spital fëmijën pasi nuk ndoqi mësimin online

Një person në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, pasi ai nuk ndoqi mësimin online.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Në raport bëhet e ditur se fëmiu ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Ndërkaq prindi është larguar nga shtëpia, por ka premtuar se do të paraqitet në stacionin policor lidhur me rastin.