Babai i Neymar jep sinjale për një rikthim te Barcelona

Babai i Neymar Junior ka thyer heshtjen.

Njeriu që u kritikua shumë në vitin 2017, se bindi djalin e tij ta lë barcelonën për Paris Saint Germainin, thotë se Neymar vendos vet për të ardhmen.

Ai i ka rënë pishman që u largua nga skuadra ku shijoj vitet e arta të karrierës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, andaj dëshiron të rikthehet sërish në “Camp Nou”.

“Messi është referent për djalin tim. Ëndrra e tij si fëmijë ka qenë gjithmonë që të luajë në Barcelonë”, tha ai.

“Ney gjithmonë vendos vet se ku dëshiron të shkojë”.

Neymar tashmë e ka të qartë, dëshiron edhe njëherë ta veshë fanellën e Barcelonës.