Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghanit me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba-bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harryn, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussexit vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babanë, së paku publikisht.
Në maj të 2018, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.
“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje”- është shprehur Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori.
Së fundmi, në një intervistë për ‘Fox’ ai ka treguar se është i vendosur që të hapë një gjyq për Meghan dhe Harryn pasi do që të fitojë të drejtën për të takuar nipin Archie dhe mbesën Lilibet.Reklamë
“Shumë shpejt do kërkoj në gjykatat e Kalifornisë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”, tha 77-vjeçari.
Mirëpo, pavarësisht këtyre fjalëve, Thomas ka bërë një hap drejt pajtimit me të bijën me rastin e 40-vjetorit të saj.
Ai i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, mes të cilëve dy të verdhë që simbolizonin dy fëmijët e saj.
Mirëpo, Meghan nuk e ka pranuar këtë dhuratë dhe s’dëshiron aspak të pajtohet me të atin.







