Babai i Insgine e quan dështak Ancelottin pasi e zëvendësoi djalin e tij

Situatë tepër e zymtë te Napoli pas eliminimit nga Liga e Europës.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës ndaj Arsenalit, ku napolitanët u mposhtën me rezultatin 0-1, babai i futbollistit Lorenzo Insinge, Karmin, ka shpërthyer, duke e quajtur trajnerin Ancelotti si një dështak.

“Ancelotti është një dështak”, ishin komentet e babait të Insinges, i cili mesa duket nuk e ka pritur mirë zëvendësimin e djalit të tij në minutën e 63-të të sfidës.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me këtë situatë, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, deklaroi se nuk kishte pasur përplasje me futbollistin.

“Ishte i keqardhur për situatën, për ecurinë negative të ndeshjes. Lojtarët besojnë shumë tek ai, ndaj ishte i zhgënjyer. Diskutimi im me të nuk kishte lidhje me zëvendësimin. Tani duhet të shohim përpara, të ruajmë vendin e dytë në kampionat”, u shpreh Ancelotti.

https://twitter.com/DAZN_CA/status/1118974365150744576?