Talenti i Ajaxit

Babai i De Jong mendon se Barcelona është opsioni më i mirë për djalin e tij

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie De Jong është në mesin e talentëve më të kërkuar në Europë, gjersa babai i futbollistit ka deklaruar se transferimi te Barcelona do të ishte zgjedhja më e mirë për djalin e tij.

De Jong u bë pjesë e skuadrës së parë të Ajaxit sezonin e kaluar, kurse rritja e tij ka vazhduar edhe më tej duke u ftuar nga kombëtarja e Holandës.

Paraqitja e 21 vjeçarit ndaj Kampionit të Botës, Francës në Nations League muajin e kalur ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv.

Është raportuar se Paris Saint Germain dhe Manchester City janë dy nga klubet tjera të interesuar për shërbimet e futbollistit të Ajaxit, por duket se Barcelona ka avancuar në garën për De Jong.

“Me 95% të mundësive De Jong do të largohet nga Ajaxi në përfundim të këtij sezoni, dhe të i bashkohej Barcelonës do të ishte vendimi më i mirë. Ai duhet të vendos, është një djalë i mençur dhe do të marrë vendimin e duhur”, tha babai i De Jong.