Babai e raporton të zhdukur djalin e tij

Babai në Fushë Kosovë ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e tij.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori.

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 23.07.2023 – 00:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së

Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.