“BABA” – Ronaldo shënon sërish dhe barazon rekordin historik të Ali Daei VIDEO

109 gola me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo e ka barazuar rekordin historik të Ali Daei.

Portugezi e arriti këtë rekord me dy gola kundër Francës.

Që të dy i shënoi nga penalltia, ndërsa i dyti më i rëndësishmi, e barazoi rekordin dhe barazoi rezultatin në 2-2 që mund t’i kualifikojë në rundin tjetër të Euro 2020.