Azpilicueta nënshkruan kontratë te re me Chelsean

Chelsea ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta ka nënshkruar kontratë të re që e lidhur 29 vjecarin me “The Blues” deri në vitin 2022.

Kapiteni i londinezëve është në sezonin e tij të 7-të në “Stamford Bridge”, teksa iu bashkua Chelseat në vitin 2012 nga Marseille.

Reprezentuesi i Spanjës në fillim u aktivizua si mbrojtës i krahut të djathtë te Chelsea, por me kalimin e kohës është përshtatur në secilën pozitë të repartit defansiv, duke mos pasur problem në përshtatjen në mbrojtjen me 3 apo 4.

Azpilicueta është një prej lojtarëve me më së shumti eksperiencë te Chelesa derisa pritet të vazhdojë të jetë lider i “The Blues” të paktën edhe për 4 vite tjera.

Cesar Azpilicueta ka zhvilluar 18 paraqitje këtë sezon me fanellën e Chelseat në të gjitha kompeticionet.