Zvicër

Azilkërkuesi kthen 16 mijë e 500 franga në zyrën e gjësendeve të humbura në Zvicër

16 500 franga, të cilat i kishte tërhequr në bankë dhe i kishte ruajtur në një qese plastike, një burrë i moshuar donte të blinte një veturë këtë pranverë. Në tregun e veturave në Winterthur ai humbi paratë e kursyera. Por personi në fjalë ishte me fat. Një azilkërkues nga Eritreja gjeti paratë dhe i solli në zyrën e gjësendeve të humbura. Përveç shpërblimit, më pas azilkërkuesi fitoi edhe 500 franga. Kjo është raportuar nga «Sonntagszeitung».

Michael Loetscher, shes i zyrës së gjësendeve të humbura në Winterthur, tregon se shpesh ndodh që njerëz më të varfër dorëzojnë paratë e gjetura në zyrën e tyre. Shpesh, madje edhe kuletat bosh dorëzohen në zyrë. Megjithatë, ai ishte i habitur se sa njerëz të ndershëm ekzistojnë.

Një sondazh i kryer nga “Sonntagszeitung” tregon se në zyrat zvicerane të gjësendeve të humbura pothuajse çdo muaj dorëzohen para të sasive të ndryshme. Shumica e këtyre janë shuma që variojnë nga njëzet në disa qindra franga.

Dy vjet më parë, një holandez 49-vjeçar gjeti 28 mijë euro në Zvicër.Një punëtor në Luzern hasi 50,000 franga.

Në stacionin e fundit të një tramvaj në Bazel, pak më shumë se tri vjet më parë, 144 mijë franga u gjetën në një qese. Falë njerëzve të ndershëm, paratë u kthyen pronarëve në të gjitha rastet.