Azemi takohet me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, flasin për shtesat prej 100 eurove për punëtorët teknikë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë diskutuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për stimulimet prej 100 eurove për punëtorët teknikë që punojnë në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Nga kjo sindikatë është thënë se ministrja i ka propozuar që kërkesat për mbështetje financiari t’i adresojnë te kryeministri Kurti.

Njoftimi i plotë i sindikatës:

Sot me date 22.04.2021, kryetari i Sindikatës të Pavarur të sektorit privat të Kosovës z. Jusuf Azemi me bashkëpunëtorë u prit ne takim nga Ministrja e Arsimit znj. Arbërie Nagavci.

Temë esenciale ishte stimulimi me nga 100 euro për muajin Shkurt dhe Mars 2021 për punëtorëve teknik që punojnë në shkollat e Fillore dhe te Mesme ne Kosovë.

Nga ministrja znj. Nagavci kërkesat e sindikatës ishin të arsyeshme dhe ajo , u shpreh se do të mbështes këto kërkesa.

Gjatë fjalimit ministrja Nagavci propozoj që kërkesa  për mbështetje financiare te adresohet tek Kryeministri i Kosovës, dhe e cila garantoj se do ta kemi  mbështetjen e saj ne Qeverinë e Kosovës  , dhe u pajtuam  se çdo rritje apo stimulim qe do behet nga Ministria e Arsimit për punonjësit te cilët janë ne listat e pagave te shtetit ashtu do te jetë edhe për punëtorët teknik staf i cili kryen shërbimet brenda institucioneve arsimore, që nga dita e sotme.

Mbeti që ne takimet e ardhshme te diskutohet për pagat shumë te ulëta  të kësaj kategorie.