Visar Azemi

Azemi i LDK-së: Dy nga tre ministrat që Kurti i solli nga diaspora, i ikën nga qeveria

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Azemi ka thënë se dy nga tre ministrat që Kurti i solli nga diaspora, i ikën nga qeveria.

Postimi:

Dy nga tre ministrat që i solli ng diaspora, Albin Kurtit i ikën nga Qeveria. Fillimisht detyrën ia la Rifat Latifi, e sot Armend Mehaj. Vetëm Donika Gërvalla po i qëndron akoma në qeveri, e të cilën do të bënte mirë ta shkarkonte vetë. Trurin që u zotua se do ta kthente prej jashtë, nuk po arrinë ta mbajë. Zaten po e kuptojnë se me të s’bëhet një punë e hajrit. Dhe ashtu është.

Sot Kurtit i iku një ministër që të paktën publikisht s’ka qenë i përfolur për ndonjë skandal. Ndërsa atë vazhdojnë ta rrethojnë plot ministra të dyshuar për keqpërdorime e korrupsion dhe të tillë që shkelën Kushtetutën. Me gjasë ky është rrethi që po e do Kurti. Zaten ky është lloji i vartësve që i duhet.

Mos të harrojmë se nga kjo qeveri kanë dhënë dorëheqje edhe të paktën tre zëvendësministra. Sikurse edhe ministrat e dorëhequr, edhe këta zëvendësministra, në qeveri u përfshinë si të jashtëm, pra nuk ishin pjesë e partisë në pushtet zyrtarisht. Kjo është njëfarë treguesi se në këtë qeveri kanë vend vetëm ata që i nënshtrohen linjës së Kurtit, përmes komandave të Dejona Mihajlit. Mos ta mendojë dikush që aty mund të shkohet për të dhënē kontribut si profesionist.