Azemi dorëzon kërkesat e punëtorëve në Kuvend, kërkon fond social për të larguarit nga puna

Kryetari i Sindikatës të Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka dorëzuar kërkesat e kësaj sindikate, nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevcit.

Pas takimit, Azemi në një konferencë për medie tha se kanë biseduar që të krijohet një fond social për punëtorët e larguar nga puna dhe për punëtorët e lënduar.

“Punëtorët janë të lodhur me pagat, ne nuk e dimë saktë se kur do të bëhet rritja e pagës minimale, kur do të formohet gjykata e punës, apo kontrata kolektive. Kemi biseduar për një fond social që do të jetë për punëtorët e larguar nga puna pa dëshirën. Një fond për punëtorët e lënduar. E thamë me plotë përgjegjësi jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe po ashtu për intervenim. Çfarë kemi biseduar po ashtu që të gjithë institucionet shtetëroret që janë privatizuar do të fillojnë kthimi në pozitën e tyre”.