Azem Brahimi nga Drenasi bëhet kapiten i kampionit çekë, Sparta Praga

Lojtari i futsallit ndër më të mirët në histori të futsallit në Kosovë, Shqipëri e ndër më të mirët në Ballkan, Azem Brahimi ka marrur një epitet tjetër të vecantë, atë të kapitenit tek skuadra me renome çeke, Sparta Praga.

Ekipi kryeqytetas, emëroi Brahimin si udhëheqës në fushë që nga ndeshja e fundit, derisa Brahimi sukseset më madhe i ka arritur me skudarën “Benago” që tanimë është shuar, shkruan Ballkani.info

Ai kishte kaluar një lëndim në sy, nga i cili rrezikonte mos paraqitjen në fushë asnjëherë më, por kthimi i tij ishte më i fortë se lëndimi.

Brahimi është lojtar i Kombëtarës së Shqipërisë, derisa është kampion i shumfisht me klube në superligën e Çekisë./Ballkani.info/