Ish-futbollisti i njohur Azem Ahmeti, do të nis një aventurë të re si trajner.

Ahmeti sipas burimeve të Ballkani.info do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Fushë Kosovës.

Azemi edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Prishtinës U21 ku edhe u shpall kampion i Kosovës për junior, ndërsa me të përfunduar kampionati nuk gjeti gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Azemi do ta udhëheq ekipin e pare të Fushë Kosovës që bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.