AVONET i drejtohet Kuvendit e Avokatit të Popullit: Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria është shkelje e të drejtave të njeriut

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka dërguar një kërkesë në drejtim të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës dhe Avokatit të Popullit, duke kërkuar trajtimin e pretendimeve të shkeljes së të drejtave të njeriut që sipas tyre përmban shkelje të të drejtave të njeriut.

Në kërkesë thuhet se Avonet ka monitoruar dhe analizuar situatën me pandeminë në Kosovë veçanërisht masat për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

“Këto masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit. VONET sërish konsideron se vendosja e orës policore nuk i kontribuon luftimit të kësaj pandemie, duke marr parasysh se qytetarët pjesën tjetër të ditës janë të lirë të lëvizin kështu që i bie që virusi qarkullon dhe bartet vetëm natën”, thuhet në kërkesën e AVONET.

Përmbajtja e plotë e kërkesës:

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” ka monitoruar dhe analizuar situatën me pandeminë në Kosovë
që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, ka monitoruar dhe analizuar edhe masat e ndërmarra nga shteti për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 me theks të veçantë masat që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

AVONET ka përcjell me përgjegjësi procesin e marrjes dhe zbatimit të masave nga institucionet, e që nga fillimi ka theksuar se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve duke vendosur
orë policore është shkelje e të drejtave të njeriut, gjë të cilën e ka konstatuar edhe Gjykata
Kushtetuese e Kosovës, e cila ka vënë në pah se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve është shkelje kushtetuese, sepse e drejta e lëvizjes së qytetarëve është kategori kushtetuese e mbrojtur edhe nga Konventat Ndërkombëtare.

Këto masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.

AVONET sërish konsideron se vendosja e orës policore nuk i kontribuon luftimit të kësaj
pandemie, duke marr parasysh se qytetarët pjesën tjetër të ditës janë të lirë të lëvizin kështu që i bie që virusi qarkullon dhe bartet vetëm natën.

Duke marr parasysh se rënia e rasteve ka pësuar rënie të dukshme dhe për AVONET është jo logjike dhe praktike që të ketë një kufizim që Qeveria e Kosovës ka orë policore dhe kërkon nga Avokati i Popullit dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të trajtoje këtë pretendim të AVONET-it që të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes për qytetarët në orare të caktuara, sepse bazuar në Ligjin NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS përcaktohet se : “Kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, përjashtimisht ato të specifikuara në nenin 56(2) të Kushtetutës, për aq sa një gjë e tillë është e domosdoshme për luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjes COVID–19” e poashtu ky ligj përcakton: “Kufizimi i lirive dhe të drejtave nuk guxon të prekë esencën e së drejtës apo lirisë që kufizohet, duhet të jetë i përkohshëm, i arsyetuar mirë dhe i qasshëm për publikun në një afat sa më të arsyeshëm”.

Andaj, bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin nr. KO54/20 dhe
Ligjin NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË
TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AVONET konsideron se kufizimi i lëvizjes së
qytetarëve nuk është i domosdoshëm në këtë fazë sepse ka rënie të rasteve dhe ky kufizim
është i pa arsyeshëm duke marr parasysh se tanimë kanë filluar punën edhe institucionet
parashkollore dhe parauniversitare dhe qytetarët kanë kontakte të përditshme ditore kështu qe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00 nuk ka asnjë rol në përhapjen dhe parandalimin e virusit COVID-19.

Vendosja e kufizimit të lëvizjes dhe veprimeve tjera janë të paraparë si më poshte që janë
përcaktuar edhe me Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe aktvendimin e Gjykatës së
Republikës së Kosovës:

Neni 2 (Liria e lëvizjes) i Protokollit nr. 4 të KEDNJ

1. Kushdo që ndodhet në mënyrë të ligjshme në territorin e një Shteti ka të drejtë, brenda këtij territori, të lëvizë lirisht në të dhe të zgjedhë lirisht vendbanimin e tij.

2. Çdo person është i lirë të largohet nga çdo vend, duke përfshirë të tijin.

3. Ushtrimi i këtyre të drejtave nuk mund të bëhet objekt i kufizimeve të tjera nga ato të
parashikuara në ligj dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike për sigurimin kombëtar ose sigurinë publike, ruajtjen e rendit publik, parandalimin e veprave penale, mbrojtjen e shëndetit apo të moralit, ose mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

4. Të drejtat e parashtruara në paragrafin 1, në disa fusha të caktuara, mund t’u nënshtrohen disa kufizimeve të vendosura në përputhje me ligjin dhe të justifikuara nga interesi publik në një shoqëri demokratike.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=41543317&v=2.1&guid=f244819c4dff4c1493ec584ac97115b272ef2e0319c54773be2b3c1bda6b753f

[Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.

2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.

3. Kufizimet e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.

4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.

5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë
kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar.

Të Drejtat dhe Liritë Themelore

Neni 21

[Parimet e Përgjithshme]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të
pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës.
2. Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të
parashikuara në këtë Kushtetutë.

3. Çdokush e ka për detyrë t’i respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve.

4. Të drejtat dhe liritë themelore të parashikuara në Kushtetutë, vlejnë edhe për personat
juridikë, për aq sa janë të zbatueshme.

Neni 35

[Liria e Lëvizjes]

1. Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të ligjshëm të Kosovës, kanë të drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës dhe të zgjedhin vendbanimin.

2. Secili person ka të drejtë të largohet nga vendi. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me ligj, nëse ato janë të nevojshme për procedurën ligjore, zbatimin e vendimit të gjykatës ose për të përmbushur obligimin për mbrojtjen e shtetit.

3. Shtetasve të Republikës së Kosovës nuk do t’u ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

4. Shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova kundër vullnetit
të tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe.

5. E drejta e të huajve për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe për t’u vendosur në vend,
rregullohet me ligj.

Së pari, kjo nënkupton se asnjë kufizim i lirive dhe të drejtave nuk mund të bëhet nëse i
kufizimi i tillë nuk është i “përcaktuar me ligj” të Kuvendit. Së dyti, kjo nënkupton që
autoritetet e thirrura për të zbatuar një ligj të Kuvendit ku parashihen kufizime mund të
zbatojnë kufizimet vetëm deri në masën sa është “përcaktuar me ligj” të Kuvendit. Ky
rrjedhimisht paraqet kushtin e parë dhe esencial i cili duhet të plotësohet për të determinuar se a është kushtetues një “kufizim” i të drejtave dhe lirive themelore apo jo.
Në paragrafin e dytë të nenit 55 të Kushtetutës theksohen tri kushte shtesë, përveç kushtit të  parë, sipas të cilave të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, mund të kufizohen. Kushti i dytë, pas të parit të lartcekur, është që kufizimet, përveç se duhet të jenë të bëra dhe të përcaktuara me “ligj” të Kuvendit; të njëjtat mund të kufizohen vetëm “deri në atë masë sa është e domosdoshme”. Këtu pra paraqitet kushtëzimi për vet Kuvendin që të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë t’i kufizojë për aq sa është e domosdoshme. Kushti i dytë, në ndërlidhje me gjithë frymën e nenit 55 të Kushtetutës, reflekton “parimin e proporcionalitetit” që duhet të testohet në çdo rast kur kemi të bëjë me një kufizim të një të drejte apo lirie. Kushti i tretë është që përmes kufizimit të një lirie ose të drejte duhet “të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”, pra, ndërhyrja dhe kufizimi i një të drejtë apo lirie duhet të ketë dhe të ndjekë një “qëllim legjitim”.

Më specifikisht, për kufizimet e bëra në liritë e garantuara me nenet 35 dhe 43 të
Kushtetutës, Gjykata konstaton se ndonëse ekzistojnë dispozita ligjore të Kuvendit që
rregullojnë ndalimin e qarkullimit/lëvizjes dhe të tubimit për në vende ku është përhapur
epidemia dhe në rajone të infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara – Qeveria ka
tejkaluar autorizimet e saj ligjore duke mos u fokusuar vetëm në zbatim të tyre por duke
shkuar përtej tyre me rastin e kufizimit të këtyre lirive në nivel të të gjithë territorit të
Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Për të vendosur një masë apo kufizimi të tillë duhet të ketë arsyjetim të plotë dhe nevoj për të vendosur një gjë të tillë, andaj AVONET konsideron se Qeveria e Kosovës nuk e ka marr parasysh gjendjen faktike që është e garnatuar me Konventat Ndërkombëtare dhe
Kushtetuten e Republikës së Kosovës, andaj AVONET kërkon nga AVOKATI POPULLIT dhe
Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të trajtoj me urgjencë, për arsyje se qyetarët e Republikës së Kosovës ju është mohuar e drejta e tyre e lëvizjes së lirë.

Keni të bashkangjitur linkun AKTGJYKIMI e Gjykatës Kushtetuesë të Republikës së Kosovës: