Reagim

AVONET e konsideron skandaloze orën policore dhe kërkesën e tre dozave të vaksinës për hyrje në shtetin e Kosovës

AVONET ka përcjellur në vazhdimësi gjendjen me pandeminë Covid-19 në Kosovë. Andaj, masat e marra nga Qeveria për orën policore dhe hyrjen e shtetasve të huaj me tre doza të vaksinave është vendim absurd.

Këto masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, duke marrë parasysh se e gjithë kjo situatë vije si pasojë e menaxhimit jo të duhur të pandemisë nga ana e Qeverisë, me ç’rast me këto masa dëmtojnë vetëm qytetarët dhe ekonominë e vendit.

AVONET konsideron se kjo është një skandal i radhës i kësaj qeverie, duke marr parasysh se asnjë shtet nuk e ka një masë të tillë, për më tepër kur dihet se tanimë OBSH ka theksuar se kufizimet duhet të hiqen.

Kërkesa e tre dozave të vaksinës për hyrjen në Kosovë përveç që përbën rast sui generis, për arsye se asnjë shtet nuk e kërkon këtë, po ua vështirëson lëvizjen edhe punëtorëve të shteteve fqinje e poashtu kjo po sjell edhe shpenzimeve financiare të tyre, meqenëse po vështirëson gjendjen ekonomike të tyre.

Vendosja e orës policore nuk sjell rezultate, tashmë kjo është dëshmuar sepse virusi është prezent edhe gjatë ditës por vetëm po dëmtohen qytetarët në aspektin psiqik dhe po dënohen edhe kur ata kanë nevojë të lëvizin, e gastronomisë po i sjell dëme të mëdha, kështu po dëmtohet edhe ekonomia e vendit.

AVONET, shpreh shqetësimin se Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione të Kuvendit të Republikës së Kosovës si trup i rëndësishëm për mbikëqyrjen e punës së ekzekutivi nuk është duke luajtur roli e saj, ku anëtaret e këtij komisionit nuk po marrin seriozisht shkeljen e të drejtave të njeriut nga vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, AVONET kërkon nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqen këto masa sepse të tillat vetëm po dëmtojnë qytetarët dhe ekonominë e vendit.