Avokati thotë se Policia s’po i bastis zyrat e NPB’së, sipas tij cak janë ish-zyrtarët e ndërmarrjes

Përfaqësuesi i NPB-së, Valdrin Behrami, i tha Gazetës Express së në Ndërmarrjen Publike Banesore nuk është duke u zhvilluar ndonjë aksion policor. Avokati Behrami tha se kanë kuptuar se aksioni po zhvillohet tek ish-zyrtarët e NPB-së, që sipas tij bëhet fjalë për ish-kryeshefin dhe ish-anëtarët e bordit që ndërlidhet “me kontratën e bashkë-inevstimit në Lakrishtë”.

Avokati Behrami, thotë se zyrtarë e rinj “s’kanë asnjë raport me ata paraparakë”.

“Nuk ka bastisje në zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore. Nga mediat e kam kuptuar dhe e kemi kuptuar edhe ne si përfaqësues të NPB-së, se janë duke u zhvilluar disa aksione nga policia tek ish-zyrtarët paraprakë që ndërlidhen me kontratën e bashkë-inevstimit në Lakrishtë, ne nuk kemi informacione më tepër sepse ata janë ish-punonjës dhe ne jemi tani zyrtarë të ri që nuk kemi asnjë raport me zyrtarët praprakë. Deri më tani në zyret e NPB-së nuk ka pasur asnjë rast përveç rastit paraprak që ka qenë para disa muajsh por tani për tani nuk ka asnjë aksion në ambientet e punës të NPB”, tha Behrami .

I pyetur se kush është duke u hetuar ai tha se bëhet fjalë për menaxhmentin e vjetër “jemi duke e kuptuar që kryeshefi dhe anëtarët e bordit, në këto dy pista mund të jetë i orientuar hetimi apo bastisjet, nuk ndrëlidhen me persona të tjerë”.

I pyetur nëse janë dërguar prova në prokurori për këto aksione, ai tha se në të kaluarën janë deponuar kontrata.

“Më herët ka pasur, lënda është në prokurori, janë deponuar prova e kontrata, janë edhe dy procese gjyqësore që NPB i ka fituar”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si rëndom, ka dalë me një njoftim për tri aksione të ndryshme që janë duke u zhvilluar në vend.

Ndërsa policia nuk ka dhënë detaje shtesë, por ka thënë se pas përfundimit të aksioneve do të dalin me të dhëna.