Video

Avokati shqiptar: S’do ta merrja asnjëherë në mbrojtje një vrasës gjakftohtë si Naim Musreli

Avokati Gentian Rumano refuzoi publikisht në emisionin “Review” në Euronews Albania që të merrte në mbrojtje një person si Naim Murseli, i cili organizoi vrasjen e bashkëshortes në sy të fëmijëve.

Duke folur në cilësinë e avokatit, Rumano tha se do t’i dukej vetja qesharak të shkonte në sallën e gjyqit dhe të lehtësonte pozitat e një personi që ka kryer një vrasje të tillë.

“Nuk do ta mbroja. Nuk do ta merrja në përfaqësim një rast të tillë. Edhe nëse do më duhet të bëj një koment si avokat, do ta konsideroja veten shumë qesharak nëse do të shkoja përpara gjykatës dhe do t’i prezantoja rrethana lehtësuese apo një prezantim të personalitetit të të pandehurit që do të jetë në atë proces dhe nuk do ta merrja asnjëherë”, tha ai.

Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin kosovar, teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.

Më pas një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka preku gruan duke e lënë të vdekur në vend. I gjithë plani u zbulua se ishte organizuar nga bashkëshorti i cili kishte kontraktuar vrasës me pagesë të cilët do t’i paguante 30 mijë euro.