Avokati

Avokati Qerkini: Arsyetimi i Speciales për sabotim të fshehtë i pamundur, nevojiten 2/3 e deputetëve

Avokati Artan Qerkini, ka thënë se arsyetimi i Gjykatës Speciale se në mënyrë të fshehtë është tentuar sabotimi i saj nuk qëndron sepse nevojitën 2/3 e deputetëve për zhbërjen e saj.

Gjykata Speciale në arsyetimin e saj për publikimin e njoftimit për propozim-aktakuzës pa u vetëtuar ende, kishin thënë se pretendojnë se Thaçi dhe Veseli janë përpjekur disa herë të pengojnë dhe sabotojnë punën e Dhomës Speciale të Kosovës.

E për ketë avokati i njohur kosovar, Artan Qerkini po thotë se kjo është e pamundur, sepse sabotimi i saj nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, sepse për ketë nevojiten 2/3 të deputetëve për ta zhbë Gjykatën Speciale.

“Si është e mundur që në mënyrë të fshehtë të sabotohet Gjykata Speciale, kur nevojitën 2/3 e deputetëve për ta zhbë” , është shprehur Qerkini ndër të tjera.