Avokati kosovar “thumbon” Kurtin: Për 52 ditë të qeverisjes nga VV, krimi ne Karaçevë nuk u kap as per koke e as per bishti

Avokati kosovar, Besnik Bersha, ka thumbuar liderin e VV’së, duke thënë gjatë qeverisjes së tij për 52 ditë, krimi në Karaçevë nuk u kap as për koke as për bishti, shkruan Gazeta Metro.

Lideri i VV’së, gjatë një konference për media tha se Karaçeva është vetëm bishti i krimit dhe se koka gjendet diku tjetër.

E ndaj kësaj deklarate është kundërpërgjigjur, avokati, Besnik Berisha i cili ka thënë se, ka mundësi që krimi të jetë kapur vetëm nga “bishti”, por se në 52 ditët e qeverisjes nga Kurti, krimi në Karaçevë nuk u kap as nga koka as nga bishti

“Ka mundesi qe mbreme ne Karaçeve te jete kap krimi vetem per “bishti”, por e dime te gjithe se per 52 dite qeverisje nga Kurti, krimi ne Karaçeve nuk u kap as per koke, e as per bishti?!!A thua pse?!”, ka shkruar Berisha.