Dilemat e ngritura për vrasjen e 18 vjeçarit, konkretisht, raportimit fillestar të Policisë për rrethanat e rastit, tashmë janë duke u hetuar.
Kjo pasi që Policia e Kosovës, në raportin e parë për rastin, kishte raportuar se viktima ishte është therur me thikë nga dy persona, dhe se në vendin e ngjarjes kishin konfiskuar një thikë dhe një veturë.
Por pamjet e kamerës së sigurisë tregojnë krejt diçka tjetër.
Aty dëshmohet fillimisht goditja me veturë dhe pastaj rrahja me goditje me shkelma e pastaj goditje me shufër bejsbolli në kokë.
Avokati Arbër Jashari, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se organet kompetente duhet të dalin sa më shpejt ta sqarojnë nëse ky raportim i policisë ka qenë gabim teknik apo lëshim i qëllimshëm.
Ai tha se gabimet teknike ndodhin shpesh por në një rast të ndishëm sikurse ky i vrasjes së 18 vjecarit, sqarimi duhet të jetë i menjëhershëm.
“Shqetësuese cfarë është raportuar në media për mospërputhje të gjendjes faktike dhe asagj që është dhënë në komunikatë për media. Nëse kjo nuk ka ndonjë prapavijë që do fshehte dicka, mund të themi se mund të ketë qenë lëshim procedural dhe pa pasoja për rrjedhjen e ngjarjes. Nëse është e qëllimshme është shqetësuese, njerëzit që e kanë bërë duhet të dalin para përgjegjësisë… Është me rëndësi ta shohim raportin fillestar, pasataj në kallzimin penal në aktvendimin për fillim të hetimeve dhe a ka pas mospërputhje të këtyre akteve”, tha ai.
Ndryshe edhe nga QKUK-ja e kanë mohuar se 18 vjeçari nga Podujeva kishte shenja të therjes me thikë.
VIDEO BONUS: QKMF-të të ngarkuara me pacientë për shkak të gripit, pak staf e shumë punë







