Avokati i Popullit për vrasjen në Emshir: Shteti s’e vlerësoi mjaftueshëm rrezikun për të cilin kishte lajmëruar viktima

Avokati i Popullit ka përpiluar një raport lidhur me vrasjen e gruas në lagjen Emshir nga bashkëshorti i saj, i cili më pas kishte vrarë edhe vetën. Bëhet fjalë për rastin e datës 14 mars të vitit 2021.

Sipas njoftimit, në raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë.

Në raport theksohet se ka pasur mungesë të koordinimit të veprimeve përgjegjëse duke shtuar se nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën.

Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu: Dokument