Avokati i njohur shpjegon juridikisht pse vrasja e Agonis Tetajt nuk mund të cilësohet si aksidentale

Avokati i njohur, Valon Hasani ka folur për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, që u cilësua si aksidentale nga prokurori Agron Uka.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasani ka shpjeguar juridikisht se pse kjo vrasje nuk mund të cilësohet si nga pakujdesia.

“Në shumicën e rasteve motivi është i rëndësishëm për caktimin e lartësisë së dënimit dhe si parim sa më i ultë motivi aq më i lartë dënimi. Vetëm në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj motivi mund të jetë arsye për kualifikimin e veprës penale siç është rasti te vrasjet e cilësuara (vrasja e rëndë). Mungesa e motivit, motivi i ultë, mungesa e paramendimit apo planifikimit të vrasjes nuk janë arsye që veprimi të cilësohet si vrasje nga pakujdesia”, ka shkruar ai.

Ai duke folur për rrjedhën e rastit dhe formën se si kryerësi ka konsumuar veprën penale, ka thënë se në asnjë formë s’mund të flitet për vrasje nga pakujdesia.

“Dashja si element subjektiv i veprës penale nxirret nga rrethanat faktike të çdo rasti konkret dhe kur një person e nxjerr armën nga fioku, e rregullon karikatorin, e repeton armen, e ngrit dorën e djathtë në pozicion gjuajtje – të cilën pastaj e stabilizon duke përdorur edhe dorën e majtë – dhe në fund e shkrep armën në drejtim të viktimës nuk mundet në asnjë rrethanë të konsiderohet si veprim i pakujdesshëm, pavaresisht mungeses se motivit apo qellimit ne kuptimin juridik te fjales”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Dashja dhe motivi i veprës penale nuk janë të barazvlefshme dhe dallojnë prej njëra-tjetrës.

Vrasjet, zakonisht ndodhin për motive të caktuara por, mund të ndodhin edhe pa pasur motiv apo për ndonjë motiv qe nuk spjegohet lehtesisht. P.sh., rasti kur dikush mllefoset me një person dhe vret krejtësisht një person tjetër në gjaknxehtësi e sipër.

Në shumicën e rasteve motivi është i rëndësishëm për caktimin e lartësisë së dënimit dhe si parim sa më i ultë motivi aq më i lartë dënimi. Vetëm në rastet e përcaktuara shprehimisht me ligj motivi mund të jetë arsye për kualifikimin e veprës penale siç është rasti te vrasjet e cilësuara (vrasja e rëndë).

Mungesa e motivit, motivi i ultë, mungesa e paramendimit apo planifikimit të vrasjes nuk janë arsye që veprimi të cilësohet si vrasje nga pakujdesia.

Dashja si element subjektiv i veprës penale nxirret nga rrethanat faktike të çdo rasti konkret dhe kur një person e nxjerr armën nga fioku, e rregullon karikatorin, e repeton armen, e ngrit dorën e djathtë në pozicion gjuajtje – të cilën pastaj e stabilizon duke përdorur edhe dorën e majtë – dhe në fund e shkrep armën në drejtim të viktimës nuk mundet në asnjë rrethanë të konsiderohet si veprim i pakujdesshëm, pavaresisht mungeses se motivit apo qellimit ne kuptimin juridik te fjales.