Avokati i Kujtim Fejzullahut flet për familjen e terroristit: Janë modern dhe evropian, nuk e kuptojnë se ku kanë gabuar me djalin e tyre

Mirsad Musliu, avokati i Kujtim Fejzullahut i cili natën e mbrëmshme kreu sulm terrorist, në një intervistë nuk ka mundur të beson atë që ka dëgjuar mbrëmë në lajme.

“Ai vitin 2019 u arrestua në Turqi, për arsye se tentoi të kalon në Siri dhe ti bashkëngjitet IS. Ai si person, nuk ta kapte mendja se mund të vijë puna deri këtu”, theksoi Musliu

Ai rrëfen se familja e Kujtimit janë familje moderne dhe evropiane, nuk mund ta kuptojnë se ku kanë gabuar me djalin e tyre.

“Zyra jonë e kishte përfaqësinë e personit në fjalë. Vet babai dhe nëna e tij, që ishin persona evropian, persona të cilët as vet nuk e kuptonin se çfarë kanë gabuar në punën e tyre si prind, në edukimin e fëmijëve të tyre.” – vazhdon avokati Mirsad Musliu.

Po ashtu Musliu thekson se Kujtimi ka respektuar vendimet e gjykatës si dhe ka qenë bashkëpunues me institucionet për rehabilitim, informon Klan Macedonia.

“Përveç masës së dënimit, ka pasur edhe dy masa tjera paralele për me e largu prej asaj rruge. Masa e parë ka qenë; Vëzhgim nga një person prej shoqate dhe vëzhgim dhe trajtim profesional nga një shoqatë “De rat” e cila njihet si profesionale për këto raste!

“Sa i kam unë informacionet, ai ka bashkëpunuar me organet shtetërore dhe çdo vendim të gjykatës e ka respektuar.” – përfundon Avokati Musliu.