Xhevdet Smakiqi

Avokati i kosovarit të arrestuar në kufirin me Serbinë: Qeveria e Kosovës t’u bëjë presion mekanizmave të BE-së

Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje shtesë për arrestimin e mërgimtarit, Kushtrim Bytyqit në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Smakiqi tregoi se familja e Bytyqit ishtë në ankth prej 30 orëve për arrestimin e djalit të tyrë, transmeton klankosova.tv.

Tutje Smakiqi tha në Info Magazine, se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës duhet të mbajnë presion te  mekanizmat e Bashkimit Evropian.

”Serbia formalisht është aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së dhe nuk duhet të cenojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të huaj, në këtë rast të Republikës së Kosovës”, tha Smakiqi.

Kushtrim Bytyqi, ishte arrestuar sepse i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu atij i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij.

VIDEO