Avokati i familjes Dehari reagon pasi lënda kalon në Prokurorinë Speciale

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas vendimit që lënda për rastin Dehari të kalojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Gashi ka shkruar në Facebook se ngadalë të gjithë ata që janë të përfshirë në rastin “Dehari” do të ndiqen penalisht.

“Rasti më nuk është në prokurorinë në Prizren dhe as hetuesit që e ndryshuan qëllimisht kahjen e hetimit nuk do të kenë më qasje në lëndën e aktivistit të Lëvizjes së Vetëvendosjes që u vra për arsye politike”, ka shkruar Gashi.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot ndërkaq ka bërë të ditur se hetimet për rastin Dehari, ish-aktivistin e VV-së që ndërroi jetë tre vite më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren do të zhvillohen në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

loading…