Avni Kastrati është emëruar ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Me rastin e emërimit nga kryeministri Albin Kurti, ai e ka njoftuar kreun e ekzekutivimit rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.
“Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës”.








