Avioni i Dortmund, për pak sa nuk rrëzohet në Madrid

Borusia e Dordmundit të të luajë nesër në Champions League përballë Atletiko Madridin ndërsa ditën e sotme ka zbarkuar në kryeqytetin spanjoll.
Udhëtimi nuk ka shkuar aspak mirë pasi lojtarët dhe stafi që ndodheshin në avion kanë përjetuar një kaos të vërtetë.

Kur avioni ishte gati të ulej, në orën 13:00, piloti i avionit të skuadrës gjermane pa që në pistë ishte një avion tjetër.

Dhe, për të shmangur përplasjen, çka do të ishte tragjike, vendosi të ngrihet me urgjencë në ajër, duke fluturuar edhe gjysmë ore rreth Madridit.

Në orën 1:29, afërsisht gjysmë ore me vonesë, avioni i Borusia Dortmundit është ulur i sigurt në kryeqytetin spanjoll, këtë herë me një pistë të lirë.

Lajmin e mirë e konfirmoi edhe faqja zyrtare e klubit të Dortmundit në “Twitter”, e cila shkroi: “Shëndoshë e mirë!