Avdullah Klinaku ka shprehur publikisht mirënjohje për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se bashkëpunimi i tyre i fundit politik nuk rezultoi i suksesshëm.

Klinaku theksoi respektin dhe vlerësimin e Haradinajt për ekipin e tij, duke përmendur gjithashtu dëshmitë e fundit në Hagë ku Haradinaj u cilësua si një komunikues kyç me CIA-n gjatë luftës dhe një luftëtar i aftë, krahasuar madje me “Rambo”-n.

Ai rikujtoi dy vizitat e tij në Uashington, ku ka parë nga afër afërsinë dhe besimin që strukturat e sigurisë amerikane kanë ndaj Haradinajt.

“Pa marrë parasysh rrethanat, njerëzit e luftës meritojnë respektin e plotë për luftën dhe sakrificën e tyre”, ka thënë Klinaku. Fotoja që shoqëron deklaratën është realizuar në Uashington D.C. në shkurt të vitit 2023.