Ismail Kadare

Avdullah Hoti: Personalitete si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë

Ish-kryeministri i Kosovës tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Hoti ka thënë se personalitete si Kadare nuk vdesin kurrë.

Postimi:

Personalitete e krijues si Ismail Kadare nuk vdesin kurrë.

Vepra e tij është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe botërore. Ai do të rrojë përgjithmonë me ne dhe brezat që vijnë. Shqiptarët i kanë dhënë botës një shkrimtar të madh. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin botëror të kulturës shqiptare, të traditës, të konceptit të besës, të vuajtjeve të popullit shqiptar nën regjimin komunist, të cilat i ka përshkruar në mënyrë unike.

Sot, shqiptarët dhe kultura shqiptare në botë njihen më mirë falë kontributit të tij.

U prehtë në paqe ky gjeni i letërsisë dhe kulturës shqiptare.