Avdullah Hoti paralajmëron investime 1 miliardëshe në Kosovë, pas marrëveshjes në Washington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë po e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, që sipas tij do të përfundojë me njohje reciproke.

Në mbledhjen e sotme qeveritare, derisa Hoti i informonte ministrat tha se kjo marrëveshje fuqizon Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi investime 1 miliardëshe në Kosovë nga kjo marrëveshjeje për normalizim ekonomik që ndodhi në Washington.

Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar, derisa kanë 13 pika në rend të ditës. /Ballkani.info/