AUV shqipton qindra gjoba për kafiteritë dhe bizneset që po shkelin ligjin

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë tashmë çdo ditë po inspektojnë lokalet për të parë se a po respektohet ligji kundër pirjes së duhanit brenda ambienteve të mbyllura.

Udhëheqësi i këtij inspektimi në rajonin e Prishtinës, Jemin Gjuraj thotë se shumica e bizneseve po e respektojnë këtë ligj, teksa përmend mungesën e inspektorëve si një ndër pengesat që po hasin.

Ai tregon se mund të shkojnë deri në mbylljen e lokaleve në raste se këto të fundit nuk paguajnë gjobat e tyre.

Këtë ligj e kanë mirëpritur edhe pronarët e këtyre lokaleve, të cilët thonë se në bashkëpunim me klientët po e respektojnë në maksimum.

E zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi potencon se janë intensifikuar inspektimet në të gjitha qytetet e vendit, teksa tregon edhe numrin e gjobave që janë shqiptuar deri më tash.

Gjobat për personat juridikë të cilët nuk zbatojnë këtë ligj, arrijnë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.Tv1