Autostrada “Arbën Xhaferi” – Policia ndjek veturën e cila po lëvizte me shpejtësi mbi 230 km/h (Video)

Qysh në hyrje të autostradës shenja tregon se kufizimi i shpejtësisë është 120km në orë.

Njësia e kontrollit të autostradave doli për të vëzhguar me veturë civile çdo lëvizje të automjeteve, kjo meqë vozitësit nuk po respektojnë kufizimet e shpejtësisë në këtë pjesë.

Nuk vonon shumë, kjo njësi vëren se një veturë po lëvizte mbi 230 km në orë.

Edhe policia e rrit nivelin e shpejtësisë për të arritur deri tek ndalimin i veturës i cili nuk ngadalësonte shpejtësinë.

“Jemi duke e bërë përcjelljen e tij, veç kemi kaluar 5-6 kilometra gjatë tërë kohës është duke vozitur më shumë se 200 kilometra në orë, jemi afruar që të ndalojmë këtë automjet”, thotë Ilir Veseli nga njësia për kontroll të Autostradave.

Ani pse policia ndezi rotacionin, i njëjti nuk ndalonte së lëvizuri.

E pas një ndjekje disa kilometërshe, vihet nën kontroll ngasësi i cili përveç shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në autostradë, i njëjti nuk posedonte leje të qarkullimit.

Pas shqiptimit të gjobës, vetura nuk konfiskohet por merret nën kontroll nga personi i cili kishte leje qarkullimi.

Por vetura civile të cilën e posedojnë policia, parashikohet vetëm për raste si kjo e së enjtes.

“Kjo veturë ka shpejtësi të mjaftueshme për ato automjete që lëvizin me shpejtësi të lartë.”, thotë Veseli.  

Policia e Kosovës po vazhdon të shtojë kontrollet për të parandaluar aksidentet të cilat kohëve të fundit janë edhe me fatalitet, sipas statistikave në vitin 2019 persona të vdekur në komunikacion  ishin 113 persona ndërkaq në vitin 2021-111 veta.

Ndërsa sot gjatë ditës në kuvendin e Kosovës është ngritur shqetësimi për numrin e lartë të aksidenteve me fatalitet, e që për këtë faji kryesor u tha se është mungesa e sinjalzuesëve nëpër rrugët e Kosovës. /RTK/