Koronavirusi është përhapur nëpër pjesë të ndryshme të botës. Shtetet që janë në gjendjen më te keqe nga ky virus deri tash janë Kina Irani dhe Italia.
Ka shumë raste të vdekjeve dhe thirrjet për masa mbrojtëse janë rritur në vazhdimisë. Në Itali janë mbyllur gjitha shkollat, universitetet – madje edhe kampionati italian i futbollit Serie A po luhen pa shikues.
Përderisa koronavirusi ka prekur edhe shtete si Kroacia, Bosnja e Serbia ai ende nuk ka arritur në Shqipëri e Kosovë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 400.000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë që të merren gjitha masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka marrë vendim të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura nga ky virus.
“Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së”, thuhet në njoftim të AAC-së. /Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/CAAKosovo/posts/1694659817341122







