Policia e Kosovës njofton se autoritetet shqiptare kanë arrestuar të dyshuarin për fajde dhe shtytje në vetëvrasje dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se i dyshuari ka qenë në kërkim policor nga 15 maji dhe pas ekstradimit është dërguar në mbajtje.

“Personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritet shqiptare, ekstradohet dhe dërgohet në mbajtje. Personi i dyshuar me iniciale (E.G.) nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor, i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë. Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është derguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia.