Autori i librit për Putinin: Nga Rusia më thonë se po e presin mesazhin “Putini ka vdekur”

Anders Aslund, autori i librit mbi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka postuar një mesazh të çuditshëm në Twitter.

Ai ka thënë se ka marrë një njoftim nga një i njohur i tij në Rusi, se po presin mesazhin për vdekjen e Putinit, përcjell Demokracia.com.

“Një i njohur nga Rusia më dërgoi një porosi “Po e presim mesazhin: Putini ka vdekur”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai, po ashtu, Putinin e ka quajtur diktator, duke shtuar se bota e lirë po qëndron në krah të Ukrainës.

“Putini e ka izoluar Rusinë me barbarinë e tij. Ngjarjet në Kiev do të jenë vendimtare. Nëse Putini nuk fiton atje, ai do të humbasë gjithçka. Unë besoj se do të humbasë gjithçka dhe meriton. A e dini kush ishin ushtarët më të mirë sovjetikë? Epo, ukrainasit. Putini do të ishte më mirë të mësonte një histori të vërtetë”, shkroi tutje ai.

Ekonomisti suedez po merret vazhdimisht me situatën në Ukrainë, ndërsa ka thënë se ushtria ruse po tregohet amatore karshi asaj ukrainase.