Autogoli më i çuditshëm i këtij stinori realizohet në Serie A

Ish-lojtari i Juventusit, Emanuele Giaccherini ka shënuar një autogol komik për skuadrën e tij Chievon në ndeshjen ndaj Sassuolos të dielën në kuadër të Serie A-së.

Chievo pësoi humbje 2-0 në shtëpi nga Sassuolo

Pasi portieri i Chievos Sorrnetino bëri një pritje të mirë, mirëpo topin e rikthyer Giaccherini tentoj ta kthejë me gjoks te portieri i tij, e ky i fundit ishte i shtrirë në tokë.

Sorrentino e kishte të pamundur që ta ndalte topin, dhe e shikoi derisa ai u fut në gol nga bashkëlojtari i tij.