Autobusët, taksi dhe vetura emergjente fillojnë qarkullimin në sheshin “Xhorxh Bush”

Autobusët, veturat emergjente dhe taksistët nga e premtja kanë filluar qarkullimin në sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Sipas ndërmarrjes komunale Trafiku Urban lejohet qarkullimi i autobusëve të linjave 1, 3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”.

Linja 1 vlen vetëm për autobusët e ndërmarrjes komunale dhe jo për ata të kompanive private.

Tutje, Trafiku Urban thekson se autobusët në sheshin “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Derisa, linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.