Austria sërish në epërsi kundër Maqedonisë së Veriut, goli i kushtohet Eriksenit VIDEO

Austria ka kaluar në epërsi 2:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen hapëse të Grupit C, që po zhvillohet momentalisht në Bukuresht.

Michael Gregoritsch shënoi për 2:1 për Austrinë në minutën e 79-të.

Ai e mposhti portierin maqedonas me një goditje nga afërsia, pasi u shërbye për mrekulli nga David Alaba.

Gregoritsch golin ia kushtoi Christian Eriksenit të Danimarkës, i cili i mbijetoi një arresti kardiak në fushë të shtunën, me fjalët “Qëndro i fortë Eriksen”.

Në këtë ndeshje debutuese të Maqedonisë në Evropian po luajnë katër futbollistë me prejardhje shqiptare.