Austria e fortë për Maqedoninë e Veriut, triumfon me rezultat 3-1

Austria e ka mposhtur 3-1 Maqedoninë e Veriut, duke arritur t’i grumbullojë pikët e para në Grupin C.

Në minutën e 90-të, sulmuesi Marko Arnautovic realizoi për golin e tretë pas një aksioni të shkurtër nga skuadra.

Ai u asistua nga 24-vjeçari Konrad Laimer.

Dy golat tjetër për Austrinë i shënuan Lainer (min 18) dhe Gregortich (min 78). Të vetmin gol për Maqedoninë e shënoi Pandev (min 28)