Australia dhe Danimarka në duel direkt për kalim të grupit, formacionet bazë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Australisë dhe Danimarkës në takimin vendimtar të Grupit D në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Australia dhe Danimarka do të përballen me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Al Janoub”.

Kombëtarja australiane ka tri pikë në pozitën e dytë dhe do t’i mjaftonte një barazim për të kaluar tutje.

Ndërkaq, Danimarka duhet të triumfojë për të siguruar plasmanin në fazën tjetër.

Formacionet zyrtare:

Australia: Ryan, Degenek, Rowles, Souttar, Behich, Mooy, McGree, Irvine, Leckie, Goodwin, Duke.

Danimarka: Schmeichel, Kristensen, Andersen, Christensen, Maehle, Höjbjerg, Jensen, Eriksen, Olsen, Lindström, Braithwaite.