“Ausllanderi” ua jep 5 mijë euro dy personave në Istog për t’i gjetur një nuse, policia i arreston

 Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një mashtrim në Istog.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë dy persona, pasi të njëjtit kanë pranuar 5 mijë euro nga një person, për t’i gjetur një vajzë për tu martuar.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Istog, 2020 NN. Me 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ti arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.