Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha takoi sot Sala Berishën, ish-deputeten e vetme nga Drenasi.
Ajo tha se Berisha mbetet një shembull frymëzimi për gratë e Drenasit.
“Bashkë diskutuam për rëndësinë e përfaqësimit të grave si zë i fuqishëm për të gjithë qytetarët. Si deputete, do të jem zëri i çdo gruaje në Kuvendin e Kosovës”, shkruan Berisha.







