Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha ka njoftuar se ka takuar banorët e Dobroshecit e Çikatovës së Vjetër.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook është e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Edhe banorët Dobroshecit e Çikatovës së Vjetër janë mobilizuar për fitoren e PDK-së më 9 shkurt. Në çdo takim po konfirmohet rreshtimi i qytetarëve përkrah kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Mbështetja rreth projektit për ta bërë Kosovën më të mirë nuk ka të ndalur”, ka shkuar ajo.

Aurora Berisha në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 68./Ballkani.info/

Postimi i plotë: