Pas një deklarate që modelja e njohur Aurela Hoxha bëri në emisionin “Pop Culture”, pati reagime të ndryshme nga ndjekësit e saj të shumtë.
Gjatë intervistës ajo tha se i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme dhe se këtë gjë e ka bërë që kur ka qenë e vogël.
Nga kjo deklaratë e modeles, fansat nisën duke i kujtuar asaj ndërhyrjet që ka bërë.
“Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, u shpreh Aurela gjatë emisionit në “Pop Culture”.








