Aubameyang e Lacazette munguan për shkak të koronavirusit

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette munguan në humbjen 2:0 të Arsenalit nga Brentfordi pasi morën rezultatet pozitive me koronavirus, ka konfirmuar klubi.

Aubameyangu mund të jetë i gatshëm për duelin ndaj Chelseat. Kapiteni është testuar sërish dhe tashmë ka marrë rezultatin negativ. Do të kthehet në stërvitje dhe do të shikohet forma e tij për duelin e së dielës në “Emirates Stadium”.

Ndërkohë, klubi ka thënë se Lacazette ende është duke u shëruar nga sëmundja dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.

Williani po ashtu mori test pozitiv ndërsa po monitorohet situata e tij para të dielës. Alex Runnarson aktualisht është në vetizolim pasi e ka marrë virusin.