Atmosferë elektrizuese në Buenos Aires, tifozët e Bocas përcjellin skuadrën

Boca Juniors u përshëndet nga mijëra tifozë në momentin e nisjes për në Madrid, ku në mitikun “Santiago Bernabeu” do të luajë sfidën e dytë finale të Copa Libertadores ndaj River Plate, me rivalin e përbetuar në rolin e pritësit.

Turma e tifozëve e ka shoqëruar autobusin e Tevezit me shokë deri në aeroport, duke brohoritur dhe ndezur mjete pirotentike, ku spikatin flakadanët.

Atmosferë elektrizuese në kryeqytetin Buenos Aires, ku festa pas përfundimit të sidës do të jetë vetëm për një pjesë të qytetit.