Atmosferë e zbehtë, ja sa bileta janë shitur për ndeshjen Shqipëri-Jordani
Ndërkohë që na ndajnë vetëm 30 minuta nga fillimi i ndeshjes miqësore Shqipëri-Jordani, atmosfera në “Elbasan Arena” duket e zbehtë.
Në shkallët e stadiumit tifozët numërohen me gishtat e dorës. Në mungesën e tifozerisë ndikojnë rezultatet e fundit disi zhgënjyese të kombëtares, dhe fakti që bëhet fjalë për një miqësore.