Atletico tronditë Unitedin, kalon në çerekfinale të Championsit

Manchester Unitedi është ndalur në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve. Unitedi të martën mbrëma humbi 1:0 në “Old Trafford” nga kampioni i Spanjës, Atletico Madrid.

Golin e kualifikimit për Atleticon e shënoi Renan Lodi në minutën e 41-të. Ai realizoi me goditje me kokë, pas një aksioni të bukur të spanjollëve.

Unitedi ka dominuar në fushë, por pa ia dalur të konkretizoi rastet e krijuara.

Ndeshja e parë e luajtur më 23 shkurt në Madrid, kishte përfunduar 1:1. Kështu Atletico Madridi avancon në mesin e tetë ekipeve më të mira, ndërsa Unitedi eliminohet.